Didier Deschamps ka thënë se lojtarët e tij duan të shkruajnë kapitullin e ri në historinë e futbollit francez
Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka lavdëruar kundërshtarin para gjysmëfinales të së enjtes ndaj Gjermanisë në Euro 2016. Ai ka thënë se rivali i tij është më i forti në botë, por lojtarët francezë kanë kapacitetet për të mposhtur çdo skuadër që i del para në këtë kampionat.
“Kjo faqe aktualisht është e bardhë dhe nesër duhet ta shkruajmë. Lojtarët kanë besim në vetvete. E dimë kë e kemi kundërshtar. Janë më të mirët të botës, por ne do të japim gjithçka nga vetja”, tha Deschamps.
“Ata janë mësuar të dominojnë kundërshtarin, por ne nuk mund të mendojmë vetëm për mbrojtje, para se të mendojmë të nxjerrim rezultat pozitiv”, shtoi Deschamps në konferencën për media para ndeshjes.