Sport

Low thumbon Mullerin (Video)

Joachim Low, selektori i Gjermanisë, është e ka thumbuar sulmuesin e Bayern Munichut, Thomas Muller.

Gjermania e ka nisur me fitore fazën eliminatore për Botërorin 2018. Ekipi gjerman e ka mposhtur Norvegjinë me rezultat 3:0, ku spikati Thomas Muller me dy gola të shënuar.

Por, pas ndeshjes trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka thumbuar Mullerin duke thënë se këto gola ishte dashur t’i shënonte në Euro 2016.

” Thomas Muller? Unë do të kishte preferuar nëse ai do të kishte shënuar disa gola në Kampionatin Evropian!”, ka deklaruar ai.

“Ai ka punuar shumë dhe kishte shumë shanse, por nuk shënoi asnjë gol:, ka theksuar trajneri i ‘Pancirëve. /Express/