Selektori i Gjermanisë, kampione e botës në fuqi, Joachim Low, ka zgjatur kontratën e tij deri në Euro-2020, bëri të ditur të hënën Federata Gjermane e Futbollit (DFB).
Kontrata e Low ishte deri në fund të Kupës së Botes 2018 neë Rusi, ku ai do të synojë të ruaje titullin e fituar në 2014 në Brazil.
“Ne synojmë të konfirmojmë në Rusi suksesin e arritur në Brazil. Unë do të vazhdoj të drejtoj ekipin drejt niveleve më të larta “, theksoi Low gjatë një konference shtypi në Frankfurt.
Tags:Joachim Low