Sport

Lothar Matthaus i përgjigjet Kosovës

Lothar Matthaus, legjenda e Gjermanisë, ka refuzuar që ta marrë drejtonin e Kosovës

Ish legjenda e Gjermanisë, Lothar Matthaus si duket nuk ka pranuar ofertën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për ta drejtuar përfaqësuesen e Kosovës.

Ish anëtari i Bayern Municut dhe Interit ka treguar se nuk do të jetë pasardhës i Albert Bunjakit.

“E mohoj kategorikisht se do ta marr drejtimin e Kosovës. Nuk ka gjasa”, deklaroi Matthaus për B92, përcjell Express.

Matthaus ishte takuar me kreun e FFK-së, Fadil Vokrrin në ceremoninë e FIFA-së, e cila është mbajtur në Londër.

Numri një i futbollit kosovar ka shfaaur interesimin që gjermani ta drejtoj Kosovën, por si duket Matthaus nuk është i gatshëm që t’i rikthehet zejes së trajnerit.

Matthaus për herë të fundit ishte trajner i Bullgarisë në vitin 2011. Kurse, më herët ka drejtuar edhe Hungarinë, Partizanin e Beogradit, Rapid Wienan dhe Red Bull Salzburg. /Express/