Kjo është një nga tendencat më të fundit të prerjes së flokëve, dhe Lori Hoxha, një nga vajzat shqiptare që është në një hap me modën nuk mund të mbetej pas.
Blogerja e njohur ka preferuar të ndryshojë modelin e flokëve gradualisht. Së fundmi ajo ka publikur një foto me flokët e prera. Duket në fakt sikur gjithçka i shkon kësaj vajze.
Këto modele flokësh i kemi parë më herët nga Motrat Kardashian, Selena Gomez, Elvana Gjata dhe tashmë guxoi dhe Lori. /Gazeta Express/