ShowBiz

Loredana bën një gjest nga vetura, ky është reagimi i Mozzikut

Ata çdo ditë e më shumë shihen të dashuruar me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë për çiftin simpatik reperin e njohur Mozzik dhe të dashurën e tij Loredanën, transmeton Gazeta Express.

Vetëm pak minuta më parë ishte ky Mozzik i cili përmes një video që ka publikuar në llogarinë e tij në Instastory ka shprehur edhe njëherë dashurinë ndaj të dashurës.

Një gjest human që e dashura e tij ka bërë teksa ishte duke vozitur e ndalet i jep para një njeriu, e ka bërë Mozzikun të ndihet mirë.

Ai nuk ka hezituar dhe këtë moment e ka shpërndarë në llogarinë e tij duke lënë edhe një emoji zemër.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë dyshja ishin përfolur për një ndarje të mundshme, pasi kishin fshirë fotografitë që kishin me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Mirëpo, kjo nuk zgjati shumë dhe dyshja u shfaqën përsëri së bashku./Gazeta Express/

the authorE B