Sport

Lojtari i Tottenham-it “sulmuesi më i kompletuar”

Përfaqësuesi i Gjermanisë, Sami Khedira, ka thurur lavde për sulmuesin e Tottenham-it, Harry Kane, para takimit të parë në fazën e eliminimeve në mes të Juventus e Spurs, njofton Klan Kosova.

Khedira beson se Kane “është sulmuesi më i kompletuar”, madje edhe para bashkëlojtarit të tij, Gonzalo Higuain dhe bashkëkombasit, Robert Lewandowski.

Kane ka shkëlqyer këtë sezon duke arritur këtë sezon 22 gola në Premier Ligë dhe 31 në të gjitha garat.