Lucas Silva ka probleme me zemër – do të detyrohet t’i thotë lamutumirë futbollit.
Pas ekzaminimeve mjekësorë të detajuara gjatë ditës së shtune me Sporting Lisbonën për të kompletuar lëvizjen e tij në formë huazimi për sezonin 2016/17, mjekët kanë konstatuar që Lucas Silva ka një problem me zemrën dhe transferimi i tij tek Sporting Lisbon është anuluar.
Duke menduar për shëndetin e tij, mjekët e klubit portugez e kanë këshilluar mesfushorin brazilian që të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, shkruajnë mediat spanjolle.
Silva edicionin e kaluar ishte pjesë e Marseille në formë huazimi, derisa pas dështimit të testeve mjekësore te klubi portugez, do të rikthehet në Madrid, për të marrë vendimin më të vështirë në jetën e tij, të vazhdojë të luajë, apo të heqë përfundimisht dorë nga profesioni që e ushtron që nga fëmijëria, futbolli. /Express/
