Sport

Lojtari që po “çmend” të gjithë nuk ka vend në planet e Guardiolas

Jadon Sancho është lojtari që ka “vjedhur” vëmendjen e gjithë audiencës sportive.
18 vjeçari ka mrekulluar me performancat e tij në Bundesliga, nën fanellën e Borussia Dortmundit, përcjell lajmi.net.

Ishte legjenda gjermane Lothar Matthaus ai që ditë më parë konsideroi Sanchon si lojtar “perfekt”.

Megjithatë, Guardiola konsideron se lojtari nuk do të kthehet në “Etihad”. Ai mendon se vet largimi i tij në fillim tregon se ai nuk ka dëshirë të luaj me skuadrën e tij.

“Nuk e di. Në futboll asnjëherë nuk mund të thuash jo. Mendoj se kur ai vendosi të largohej ishte sepse nuk donte të ishte këtu. Ndoshta në të ardhmen, menaxherë të rinj, klub i ri, nuk mund ta dimë” ishin fjalët e spanjollit.

Sancho u largua nga City për shumën e 10 milionë eurove dhe për rikthimin e tij do duhej të paguhej një shumë tejet më e lartë. /Lajmi.net/