Pavarësisht probleme të shumta me lëndime, Benjamin Mendy ka pasur një vit të pabesueshëm.
Pasi pësoi dy lëndime serioze në kyçin e këmbës, Mendy ka bërë vetëm 22 paraqitje për 12 muaj me Francën dhe Manchester Cityn.
Por ai ia ka dalur të fitojë plotë gjashtë trofe në këtë kohë, pavarësisht se mungoi në ndeshje deçizive, përcjell lajmi.net.
Ai fitoi dy Premier Ligë, dy Carabao Cup, një Superkupë të Anglisë dhe Kupën e Botës.
‘Les Blues’ triumfuan në Botërorin e mbajtur në Rusi, por luajti vetëm 40 minuta, që mjaftuan të stolisej me medaljen e artë.
Nëse e përkthejmë në shifra, Mendy ka fituar trofe çdo tre ndeshje e gjysmë. /Lajmi.net/