Sport

Lojtari i PSG-së i ofrohet Realit (Foto)

Real Madrid pritet të përforcohet me mbrojtësin e djathtë të PSG-së, Thomas Meunier
Mbrojtësi belg i PSG-së, Thomas Munier dëshiron të largohet nga PSG, sepse nuk dëshiron të jetë zëvendësues i Dani Alves.

Ai ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që ta lënë të largohet, për të kaluar në Real Madrid, shkruan AS.

Lojtari i është ofruar vet Kampionëve të Evropës, duke ditur se kanë nevojë për një mbrojtës të djathtë, pas largimit të Danilos drejt Manchster Cityt.

Reali është duke e shikuar mundësinë e transferimit të belgut, i cili do t’u kushtonte 15 deri në 20 milionë euro.

Alternativa tjera për krahun e djathtë të Realit janë edhe dy mbrojtësit e akademisë, Achraf deh Tarejo. /Express/