Sport

Lojtari më jetëgjatë në Chelsea që nuk e ka luajtur ende asnjë minutë

Matej Delac ishte një ndër talentet më premtues në futbollin kroat në moshën 17-vjeçare, i cili në vitin 2010 nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me Blutë e Chelseat duke u transferuar në Londër për 3 milionë euro

Një fillim i mirë për të riun Delac, që në 2011 u dha në huazim tek Vitesse në Holandë. Por, rikthimi i tij në Londër erdhi pas një sezoni të tërë në Edivise ku nuk kishte shënuar asnjë debutim të vetëm më këtë ekip.

E përditshmja spanjolle Marca sot i ka kushtuar një shkrim portierit Delac, ku ajo iu drejtohet tifozëve të Chelseat duke i sfiduar me pyetjen se kush është lojtari që numëron më shumë vite në ambientet e Bluve të Londrës?

Me siguri shumë do të gabojnë vijon Marca, sepse përgjigja e saktë shkon për portierin fantazmë, Matej Delac që tashmë shënon plot 8 vjet në organikën e këtij klubi duke mos bërë asnjë debutim të vetëm me këtë ekip.

Mesa duket për gati 10 sezone ai nuk ka bindur dot asnjë nga trajnerët dhe drejtuesit e Chelseat me performancën e tij, të cilët e kanë dhënë në huazim në kampionatin portugez, hungarez, serb, francez dhe belg.

Pas gjithë këtyre aventurave evropiane duket se shansi i tij për të qenë titullar në Londër ka humbur me kohë.

Tashmë Matej kërkon largimin në merkaton e dimrit, për të vazhduar karrierën e tij larg Anglisë. /Express/