Lojtarët e Romës, Diego Perotti dhe Kostas Manolas janë përleshur gjatë një seance stërvitore të mërkurën në mëngjes.
Gazzetta dello Sport raporton se mosmarrëveshje e furishme shpërtheu mes dyshes, dhe se bashkëlojtarët e tyre është dashur të ndërhynin për t’i ndarë ata nga përleshja fizike, transmeton Express.
Trajneri Luciano Spalletti i ka dërguar ata në zhveshtore para se seanca të përfundonte, duke mos i lejuar t’i mbaronin ushtrimet.
Kjo nuk është hera e parë që Perotti ka probleme me bashkëlojtarët, ndërsa Manolas njihet për karakter temperament po ashtu./Express/