Sport

Lojtarët e përfshirë në bisedimet mes Interit dhe Barcelonës për Lautaro Martinezin

Interi e ka kërkuar mesfushorin Arthur por është refuzuar, megjithatë ka shfaqur interesim për Nelson Semedon dhe Carles Alena.

Barcelona ka filluar t’ia ofrojë Interit një numër lojtarësh me shpresë se do të mundë të arrijë marrëveshje, pjesërisht shkëmbimi, për sulmuesin Lautaro Martinez, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas është njëri prej synimeve kryesore të Barçës këtë verë, por ndikimi financiar i shkaktuar nga pandemia koronavirus nënkupton se ajo nuk do të jetë në gjendje ta paguajë klauzolën e lirimit të tij në vlerë 110 milionë euro.

Lautaro është i etur t’i bashkohet Barcelonës prandaj marrëveshja për kushtet personale mes tij dhe klubit katalonas nuk pritet të jenë problem.

Ka kohë që këtu dy klube kanë biseduar përmes ndërmjetësuesve dhe Interi duket se po e pëlqen idenë për shkëmbimin e lojtarëve dhe raportohet se e ka kërkuar mesfushorin brazilian, Arthur, por Barca ka refuzuar.

Megjithatë, gjigantit italian i është ofruar Nelson Smendo, i cili thuhet të jetë i gatshëm ta pranojë transferimin, si dhe mesfushori i ri Carles Alena.

Alena, i dalë nga akademia La Masia, është momentalisht i huazuar në Real Betis dhe thuhet se ende shpreson të kthehet dhe ta bindë Quique Setien të mbajë në klub pas kësaj vere, duke hedhur dyshim se Interi do të mundë ta bindë të largohet.

Barça ia ka ofruar Interit dhe Junior Firpon, por zikaltrit nuk janë të interesuar në të. /Gazeta Express/