Sport

Lojtarët e Juventusit e përjetuan rëndë humbjen nga Real Madridi

Lojtarët e “Zonjës së Vjetër” ishin të zhgënjyer pas humbjes në një tjetër finale të Ligës së Kampionëve.
Ishin të bindur se është koha e tyre, për t’i dhënë fund pritjes së gjatë për të triumfuar në Ligën e Kampionëve, por ashtu si shumë finale, Juventusi dështoi sërish.

Natyrisht se lojtarët pas ndeshjes ishin tejet të zhgënjyer, sidomos kapiteni, Gianluigi Buffon, i cili pavarësisht se ka luajtur në shumë finale, nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe.

Juventusi është skuadra që ka humbur më së shumti finale.

Zonja e Vjetër ka fituar 2 trofe gjatë historisë, derisa me humbjen ndaj Real Madridit, numri është rritur në shtatë dështime në finale të Champions League. /Express/