Në pak muaj vogëlushi i trashëgimtares së Top Channel Sara Hoxha dhe moderatorit Ledion Liço, London Noor do të mbushë 1-vjeç.
Duket se mami Sara është duke e pritur me mjaft emocion këtë çast dhe ka nisur të mendojë për dhuratën e vogëlushit.
Përmes një postimi në Instagram shoqëruar me ilustrim ajo ka treguar se çfarë mendojnë prindërit që duan fëmijët për 1-vjetor duke nënkuptuar lodra të ndryshme, por mesa duket për Londonin dhe për shumë 1-vjeçar të tjerë është ndryshe.
Në foto tregohet se ata duan shishe, kartona dhe objekte të ndryshme në shtëpi. Gjithashtu veç këtyre objekteve që tërheqin vëmendjen e tij Sara ka shkruar gjithashtu edhe për tualetet e saj, apo kanaçet bosh të pijeve të ndryshme./Gazeta Express/