Sport

Lloris e qon në qiell Mbappen

Hugo Lloris, portieri i Tottenhamit, e ka lavdëruar yllin e ri të Monacos, Kylian Mbappe
Portieri i Francës dhe i Tottenham Hugo Lloris vlerëson lartë Kylian Mbappe, që këtë vit është shndërruar në një prej lojtarëve më të kërkuar në botë.

Lloris thotë se nuk është aspak i befasuar nga fakti që Manchester City dhe Real Madrid janë gati të ofrojnë shumë marramendëse për talentin francez.

“Nuk jam i befasuar fare. Kemi qenë bashkë në disa ndeshje ndërkombëtare me të, dhe ai është shumë, shumë i talentuar. Ai është shumë i ri, por ka potencial të madh”, ka deklaruar Lloris.

“Ka shumë zëra dhe spekulime, por gjëja më e rëndësishme për të është që të përqendrohet tek vetja. Le të shohim se çfarë do të ndodhë. “, ka theksuar ai. /Express/