Sport

Liverpooli rivalizon Arsenalin për Brozovicin

Tashmë raportohet se Arsnenali ka kërkuar informacionet e para nga Interi për Marcelo Brozovic.

Por, sipas La Gazzetta dello Sport, Topçinjtë nuk janë të vetëm në këtë garë pasi për atë ka shfaqur interesim edhe Liverpooli.

23-vjeçari ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij të mira në Serie A dhe me përfaqësuesen e Kroacisë dhe kështu është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.

Brozovic shihet nga Arsene Wenger si lotari ideal për të operuar në krahun e djathtë të mesfushës, ashtu diçka siç ka bërë Aaron Ramsey në kohët e fundit.

Çmimi i kroatit është rreth 30 milionë euro.