Klubi anglez i ka treguar Barcelonës shifrën për të cilën do ta shesë yllin e skuadrës.
Philippe Coutinho po kërkohet me ngulm nga Barcelona dhe dje është raportuar që ai ka arritur marrëveshje personale me katalanasit.
Por sipas së përditshmes spanjolle Sport, reagimi i Liverpoolit ka qenë i menjëhershëm, duke i vënë çmimin e shitjes prej 150 milionë eurove reprezentuesit brazilian, transmeton KosovaPress.
Nëse Barcelona do të pranojë të paguajë shumën e kërkuar nga Liverpoolit, atëherë Coutinho do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Kujtojmë se ‘Reds’ më herët kanë refuzuar oferta prej 80 milionë eurosh nga Barça dhe Paris Saint-Germain.