Sport

Liverpooli ia shkakton humbjen e parë Chelseat (Video)

Liverpooli ka rrëmbyer tre pikë në xhiron e pestë në Premierligë, pasi mposhti Chelsean 2:1 në ‘Stamford Bridge’

Liverpooli i Jurgen Klopp është treguar skuadër më e fortë se Chelsea i Antonio Contes. ‘Të Kuqtë’ triumfuan me rezultat 2:1 në derbin që u zhvillua në ‘Stamford Bridge’.

Skuadra e Klopp e nisi furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi që në minutën e 17’të. Mbrojtësi Lovren shënoi për 1:0. Epërsinë e dyfishoi Jordan Henderson me një gol të bukur në minutën e 36’të.

Derisa Chelsea shënoi gol përmes sulmuesit Diego Costa në minutën e 61’të, për t’i dhënë shpresa ekipit të Contes që të marrin ndonjë rezultat pozitiv nga ky takim. Por, minutat kaluan dhe ekipi i italianit nuk arriti që të gjejë sërish rrugën drejt portës, duke mbetur kështu rezultati 2:1.

Kjo ishte humbja e parë për Chelsean këtë edicion, derisa Liverpooli mori fitoren e tretë.