Sport

Liverpooli “hakmerret” ndaj Leicesterit

Liverpooli ka arritur të shënojë fitore të vështirë prej 3-2, në udhëtim te Leicesteri.

“The Reds” e filluan mirë takimin duke kaluar në epërsi 2-0, me golat e Mohamed Salah (15′) dhe Coutinho (23′), por Leicester e ngushtoi rezultatin në 2-1, me anë të Shinji Okazaki (45+3′), rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, shkruan KosovaPress.

Edhe në pjesën e dytë Liverpooli e filloi më mirë takimin, duke ngritur epërsinë në dy gola, përmes Jordan Henderson (68′), por “Dhelprat” nuk u dorëzuan, duke reaguar menjëherë, kur Jamie Vardy (69′) ngushtoi rezultatin në 3-2.

Vardy pati mundësi të shënonte edhe golin e barazimit, por dështoi të konkretizonte një penalti në minutën e 73-të.

Kjo fitore e Liverpool-it mund të quhet edhe si një “hakmarrje”, pasi para pak ditësh Leicesteri i eleminoi “Të kuqtë” nga Carabao Cup, duke i mposhtur me rezultat 2-0./KosovaPress/