Sport

Liverpooli e shkel Leicester Cityn, e mposhtë me rezultat 4-0

Tri pikë të tjera të arta, Liverpooli thjesht s’di të ndalet

Liverpooli i Jurgen Klopp e ka shkelur Leicester Cityn, duke e mposhtur 4-0.

‘Redsat’ me këtë fitore kanë shkuar në +13 pikë diferencë me ndjekësin më të afërt që është pikërisht Leicesteri.

Roberto Firmino ishte ai që shkëlqeu me dy gola, derisa realizuan edhe Arnold e James Milner.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka shkuar në kuotën e 52 pikëve.