Sport

Liverpooli e Roma rivalizojnë Arsenalin për lojtarin e Barcelonës

Pas Arsenalit, raportohet se edhe Liverpooli e Roma janë duke kërkuar Thomas Vermaelenin.

Thomas Vermaelen i ka ditët e numëruara te Barcelona. Mbrojtësi i katalunasve, nuk e ka bindur trajnerin Luis Enrique, i cili ka kërkuar largimin e belgut në ‘Camp Nou’.

Ka kohë që raportohet se Arsenali është i interesuar që ta rikthejë lojtarin në ‘Emirates Stadium’. Por, nuk është vetëm Arsenali që kërkon 30 vjeçarin.

Sipas ‘Bleacherreport’, Jurgen Klopp e dëshiron qendërmbrojtësin në ‘Anfield’.

Megjithatë, anglezët duhet ë mposhtin edhe Romën, pasi gjithashtu edhe klubi italian ka shprehur interesim për 30 vjeçarin. /Express/