Sport

Liverpooli dhe Valencia në garë për Insignen

Lorenzo Insigne me shumë mundësi do të largohet nga Napoli në përfundim të stinorit.

Reprezentuesi italian ka prishur marrëdhëniet me klubin, pas mosmarrëveshjeve për vazhdimin e kontratës dhe largimi i tij nga Serie A tani është një mundësi reale.

Fillimisht për lojtarin ka shprehur interesim Liverpooli i Jurgen Klopp ku agjenti i lojtarit është takuar me zyrtarët e klubit anglez, transmeton KosovaPress.

Përveç The Reds, tani në garë është futur edhe Valencia e cila drejtohet nga Cesare Prandelli.

Është pikërisht trajneri italian ai që ka kërkuar transferimin e lojtarit në Mestalla dhe gjatë muajit janar pritet t’i bëjë një ofertë Napolit për të liruar 25-vjeçarin.

Insigne është pjesë e Napolit që nga viti 2011, ku është transferuar nga Pescara.