Sport

Liverpool vendos çmimin e Coutinhos (Foto)

Liverpool do të lejojë largimin e Philippe Coutinhos, nëse merr ofertën e duhur nga Barcelona
Drejtuesit e Liverpoolit më në fund kanë vendosur ta shesin brazilianin Philippe Coutino, por vetëm nëse marrin ofertën e duhur.

Për lojtarin që një kohë të gjatë është duke u interesuar Barcelona, skuadër e cila e sheh si zëvendësues të Neymarit, i cili pritet të transferohet në PSG.

Lojtari thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me Barcelonën, por tashmë duhet arritur marrëveshja edhe me Liverpoolin.

Sipas Sport, Liverpool ia ka bërë të qartë Barcelonës se mund ta transferojnë Coutinhon, vetëm nëse paguajnë 149 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Barcelona është gati të shpenzojë kaq shumë para në sjelljen e brazilianit. /Express/