Sport

Liverpool shënon fitore

Në takimin që është zhvilluar në Premier League, mes Crystal Palace dhe Liverpool, skuadra mysafire arriti të shënojë fitore bindëse (2 – 4).

Serinë e golave e filloi Emre Can (16’), i pasuar nga Dejan Lovren (21’), Joel Matip (49’) dhe Roberto Firmino (71’). Kurse për vendasit shënuan James McArthur (71’) dhe James McArthur (33’).

Në takimet e zhvilluara më parë, Manchester City e ka shkatërruar West Bromwich Albion, me rezultat 1 – 4, Manchester United që ka luajtur në fushën e vet, ka arritur që të nxjerr vetëm një barazim (0 – 0) ndaj Burnley.

Në renditjen tabelare Manchester City qëndron në pozitën e parë me 23 pikë, sa kanë edhe Arsenali që gjendet në pozitën e dytë dhe Liverpool është në pozitën e tretë, transmeton KosovaPress.