Sport

Liverpool – Real Madrid, lajm fantastik nga Ronaldo

Cristiano Ronaldo është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës së Real Madridit.

Zinedine Zidane ka njoftuar se Cristiano Ronaldo është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës gjatë gjithë javës dhe është gati për ndeshjen me Villarrealin.

“Cristiano është 120% gati. E shoh mirë, është stërvitur normalisht dhe është gati për ndeshjen e nesërme”, u shpreh Zidane.

Rikthimi i Ronaldos është lajm fantastik për ekipin e “Los Blancos”, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid takohet me Liverpoolin më 26 maj në finalen e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/