Sport

Liverpool nis negociatat me Bayern Munich për Sanches

Klubi anglez, Liverpool ka nisur negociatat me Bayern Munich për Renato Sanches.

Mediat britanike shkruajnë se ‘The Reds’ janë të interesuar për Sanches, i cili duket se do të largohet nga gjiganti gjerman, raporton KosovaPress.

Edhe trajneri i ‘Bavarezëve’, Carlo Ancelotti duket se është gati të heq dorë nga lojtari, i cili kërkoi që të mos jetë pjesë e skuadrës për sfidën me Werder Bremen.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp do të provoj që deri në fund të këtij muaji ta ketë në skuadër Sanchesin, i cili monitorohet edhe nga disa klube tjera.