Sport

Liverpool merr dritën e gjelbër për transferimin e holandezit të shumëkërkuar

Liverpool ka marrë dritën e gjelbër për ta transferuar mbrojtësin holandez të Southampton.

The Mirror raporton se Southampton ka hapur rrugë për kalimin e Virgil van Dijk te Liverpool, transmeton Express.

“Të Kuqtë” u detyruan të kërkonin falje pasi tentimi i tyre i dështuar për të nënshkruar me qendërmbrojtësin holandez të vlerësuar 78 milionë euro verën që lamë pas u cilësua ilegal, por komentet e fundit të shefit të Southampton Mauricio Pellegrino kanë hapur rrugë për një kalim të mundshëm të tij në “Anfield”. /Express/