Liverpool ka hyrë në garë për yllin gjerman të PSG-së, Julian Draxler
Skuadra angleze është në kërkim të një anësori për sezonin e ri, me Julian Draxlerin si objektivin kryesor.
Sipas L’Equipe, Liverpool është duke kërkuar huazimin e gjermanit e jo blerjen definitive.
24 vjeçari ka startuar vetëm shtatë ndeshje këtë sezon, pas i ka humbur vendin në skuadër pas ardhjes së Neymar dhe Kylian Mbappe.
Për lojtarin janë duke u interesuar edhe Arsenal dhe Bayern Munich. /Express/