Mesfushori anglez, Alex Oxlade-Chamberlain ka treguar se Liverpool ishte opsioni i vetëm i tij
Alex Oxlade-Chamberlain gjatë kësaj vere u largua nga Arsenal për të kaluar të skuadra tjetër e madhe angleze Liverpool.
Anglezi tha se vendimi më i vështirë ishte largimi nga Arsenal, pasi Liverpool ishte opsioni i vetëm për të.
“Fillimisht ishte vendim shumë i vështirë që të largohesha nga Arsenal”, u shpreh Chamberlain për Sky Sports.
“Kjo ishte gjëja e vetme e vështirë për mua, sepse Liverpool ishte opsioni i vetëm, në kuptimin se ku dëshiroja të luaja”, tha ai në fund.
Chamberlain në Liverpool u transferua për 40 milionë euro, me të cilën skuadër nënshkroi kontratë pesë vjeçare, ndërsa kërkohej me ngulm edhe nga Chelsea. /Express/