Liverpool ka kthyer sërish vëmendjen për sulmuesin gjerman të Borussia Dortmundit, Mario Gotze
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp dëshiron të punojë sërish me sulmuesin Mario Gotze, i cili së fundmi ka pasur probleme me shëndetin.
Verën e kaluar Gotze ishte kthyer në Dortmund nga Bayerni, por pjesën e dytë të kampionatit nuk ka luajtur, për shkak të problemeve me metabolizëm, ku ka shtuar edhe shumë peshë.
Kjo nuk është problem për Liverpoolin, skuadër e cila do të tentoj ta transferojë gjatë kësaj vere, shkruan Transfer Market Web.
Gotze shihet si zëvendësues i Philipe Coutinhos, i cili po kërkohet me ngulm nga skuadra e Barcelonës. /Express/