Drejtuesit e Liverpoolit u kanë bërë me dije udhëheqësve të Barcelonës se sa para duan për shitjen e Phillipe Coutinhos
Barcelona e ka marrë seriozisht transferimin e Phillipe Coutinhos nga Liverpool gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, të dy klubet kanë vënë sërish kontaktet nëpërmjet menaxherit Kia Joorabchian, përcjell Express.
Thuhet se Kia Joorabchian u ka bërë me dije udhëheqësve të Barcelonës se Liverpool është i gatshëm ta shes brazilianin në janar për 150 milionë euro.
Barcelona kishte tentuar që ta transferoj Coutinhon gjatë verës, por Liverpool kishte rezfuzuar që ta shiste ish yllin e Interit. /Express/