Ragnar Klavan shënoi në minutën e katërt të lojës shtesë duke i dhënë Liverpoolit fitore 2:1 kundër Burnley, e cila i ngrit ata me pikë në vendin e tretë së bashku me Manchester United me nga 44 pikë, por ky i fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar, transmeton KosovaPress.
The Clarets dukej se kishin shpëtuar një pikë kur barazuan në minutën 87, por Klavan u gjet më së miri në momentet vendimtare duke i siguruar tri pikë të mëdha mysafirëve.
Mane solli Liverpoolin në epërsi në minutën 64, ndërsa vendësit barazuan përmes Gudmundsson në minutën 87. Mysafirët deri te pikë të reja erdhën përmes Klavan në minutën 94.
Liverpool ka 13 lojë pa humbje, derisa Burnley nuk ka shënuar fitore që pesë ndeshje.
Në ndeshjen e radhës Burnley më 13 janar luan kundër Crystal Palace, ndërsa Liverpool më 14 janar pret Manchester City.
Ndeshja e sotme ishte e vlefshme në kuadër të javës së 22-të të premierë Ligës angleze në futboll.