Lista Serbe ka përsëritur se do të dalë nga Qeveria e Kosovës dhe në fillim të muajit të ardhshëm vetëm do të formojë bashkësinë e komunave serbe në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i kësaj partie Goran Rakiq.
Siç tha ai, për këtë tashmë është njoftuar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, me të cilin përfaqësuesit e Listës Serbe kanë pasur takim në Beograd.
Vuçiq mbrëmë ka deklaruar se ai nuk do të vendosë rreth daljes së Lista Serbe nga Qeveria e Kosovës.
Vendimi i Listës Serbe për dalje nga qeveria vjen pas arrestimit të djeshëm të Marko Gjuriq, shef i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, pasi kishte hyrë pa leje në Kosovë.