Aktuale

Lista Serbe flet për mundësinë e kthimit në Qeveri

Se çka mendon Lista Serbe për qeverinë aktuale në Prishtinë, ne e treguam me daljen tonë dhe kurrfarë kthimi në të nuk po shqyrtohet.

Kështu  ka deklaruar për B92.net deputeti i Parlamentit të Kosovës Igor Simiq.

Siç transmeton GazetaExpress përfaqësuesi i LS kështu i është përgjigjur shefit të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqit, i cili tha se pritet që përfaqësuesit e serbëve të kthehen në Qeverinë e Kosovës, pas shkarkimit të ministrit të policisë Flamur Sefajt.

“Qëndrimi që u tregua ndaj popullit serb dhe ndaj përfaqësuesve serbë atë ditë në Mitrovicë të Kosovës është tregues i qeverisë komplete ndaj Listës Serbe dhe serbëve. Ne në një qeveri të tillë s’mund të kthehemi”, ka thënë Simiqi.

Ai është shprehur se pret që në Kosovë të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme dhe se gjithçka që tani po ndodh, përfshirë edhe deklaratën e Memli Krasniqit, paraqet përgatitje për pozicionim para zgjedhjeve.

“Ne nga këto zgjedhje nuk druajmë. Fituam më shumë se 90 për qind të votave të serbëve në Kosovë, ndërsa nëse vërtet shpallen, do të fitojmë edhe më shumë”, ka thënë Igor Simiqi.

Ai gjithashtu vëren se, pas daljes së Srpska’s nga Qeveria, partitë shqiptare po homogjenizohen.

“Ne në mbledhjen kur dolëm thamë qartë se prej atij çasti jemi në opozitë, por i thirrëm edhe partitë tjera që të prononcohen dhe të dëshmohen si opozitë me atë që do të votojnë kundër pushtetit. Por, kjo s’po ndodh, ndërsa partitë shqiptare po afrohen”, ka deklaruar Simiqi.

the authorE B