Getafe – Celta Vigo, është ndeshja e fundit e javës së 24 në La Ligën spanjolle.
Në këtë javë skuadrat favorite si Barcelona, Real Madrid apo Ateltico Madrid, kanë shënuar fitore të lehta, shkruan Gazeta Blic
Për çudi në javën e 24, gol nuk ka shënuar Leo Messi, por edhe pse nuk ka shënuar gol argjentinasi vazhdon t`i prij garës së lojtari i cili ka shënuar mese shumti gola në 24 xhirot e para.
Messi deri me tani ka realizuar 20 gola në la Liga, i ndjekur nga Luis Suarez i cili ka tundur portat e kundërshtarëve 17 herë pastaj vjen Aspas i cili ka shënuar 15 gola.
Ndërkohë tani afër tyre është afruar edhe ylli portugez Cristiano Ronaldo, ish lojtari i Manchester United ka shpërthyer në dy ndeshjet e fundit në la liga dhe kështu ka arritur kuotën e 12 golave./Gazeta Blic