Deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu janë liruar nga paraburgimi – shkruan Periskopi.
Burime të Periskopit bëjnë të ditur se ndaj tyre është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Për këtë çështje, pak më parë Periskopi kontaktoi edhe avokatin Tomë Gashi, i cili tha se Gjykata e Apelit ka të drejtë që t’ua zëvendësojë masën e paraburgimit me ndonjë masë tjetër më të lehtë.
“Unë gjatë ditës kam thënë se Gjykata e Apelit ka të drejtë t’ua zëvendësoj masën e paraburgimit me një masë tjetër më të lehtë deputetëve që u arrestuan. Aktualisht ata janë në Lipjan, ku edhe jam unë duke shkuar”, tha Gashi për Periskopi.
Tre deputetët e Vetëvendosjes u arrestuan dje dhunshëm nga Policia, derisa po hynin në Kuvendin e Kosovës ku parashihej të mbahej seanca e ndërprerë një ditë më parë./Periskopi