Sport

Liridon Krasniqi “kërcënon” Kosovën: Malajzia po më pret krah hapur, çfarë po prisni ju?

Liridon Krasniqi, futbollisti i Kedah FA ka një mesazh për krerët e Përfaqësueses së Kosovës.

Një prej futbollistëve më të mirë në Malajzi, tha për IndeksOnline, se është afër ta pranoj ofertën e shtetit ku luan.

“Normalisht se dua të luaj për Kosovën, po ata nuk po lajmërohen, nuk e di çfarë po presin!. Këtu në Malajzi janë duke më pritur me krah hapur. Nuk dua që të humb kjo mundësi”, ka thënë Krasniqi .