Aktuale

Lipjan, i mituri e ther me thikë të miturin

Të martën në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit, policia ka arrestuar një të mitur pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull (i mitur).

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

“ Mjeti i dyshuar- thika është konfiskuar ndërsa me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”- njofton policia./Gazeta Express

the authorE B