ShowBiz

Lindon vjen me tri bashkëpunime!

Lindoni nuk po ndalet së punuari.

Lindon Berisha njihet si një nga artistët që vazhdimisht po sjell hite.

E suksesin më të madh ai e ka në bashkëpunime të shumta që ka bërë me artistë të tjerë, ndërsa këngëtari ka vendosur që të mos i ndalojë.

Gazeta Express mëson se këngëtari do të vijë së shpejti me tri bashkëpunime të reja, e njëri ndër ta do të jetë me një emër shumë të njohur të estradës, të cilët pritet të sjellin një super-duet.

Ai gjithashtu është duke punuar edhe me gjenerata të reja në këngë që urojmë të vijnë sa më shpejtë nga artisti i dashur.

Kënga e fundit e Lindon ishte bashkëpunimi me 2Ton, një hit që është dëgjuar shumë gjatë gjithë verës, sidomos në klubet e ndryshme shqiptare./Gazeta Express/

the authorE B