Mbrojtësi suedez Victor Lindelof do të kalojë nga Benfika në Mançester United për 35 milionë euro, transmeton BBC.
Lindelof arriti sot në Mançester për kontroll mjekësor dhe të nënshkruajë kontratën disavjeçare me United dhe së shpejti pritet të marrë lejen britanike të punës.