Aktuale

Limaj thotë se PAN e ka kandidatin për kryeparlamentar

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se koalicioni PAN e ka kandidatin zyrtar për kryetar të Kuvendit.
Ai ka sqaruar edhe se pse është kërkuar nga koalicioni PAN shtyrja për votimin e kryekuvendarit, njofton Klan Kosova.

“Gjërat janë të qarta, nuk ka asnjë dramacitet. Është kërkuar kohë, dhe arsyeja është që të konsultohemi dhe më pas të krijojmë kështu mundësitë për formimin e Qeverisë”.

“Kemi kandidatin dhe do ta shihni zyrtarisht. Ndërtimi i organeve udhëheqëse është veprim procedural, hapi i parë drejt hapjes së mundësisë për krjimin e shumicës parlamentare për krijimin e Qeverisë”.

the authorE B