Sport

Lila: Më vinte ta haja të gjallë rumunin

Anëtari i kombëtares shqiptare, Andi Lila, thotë se nuk i interesonte asgjë në ndeshjen ndaj Rumanisë sepse donte me çdo kusht fitoren në xhiron e fundit të Grupit A në Euro 2016.

Kuqezinjtë fituan 1 me 0 falë golit të Armando Sadikut dhe kanë shtuar gjasat për kualifikim tutje në Europian.

“Më vinte ta shaja atë rumunin po edhe ta haja së gjalli. Doja vetëm trepikëshin dhe s’më interesonte fare”, ka thënë Lila pas takimit.