Pas largimit nga drejtimi i Kombëtares shqiptare, ka ardhur dhe reagimi i mbrojtësit Andi Lila.
Ai përmes një postimi në Facebook, falënderon teknikun italian për gjithçka që ka dhënë për kombëtaren, si dhe për atë si futbollist.
“Mister, sapo e lexova sms dhe nuk më vjen turp të them që më vjen për të qarë, nuk më kanë pëlqyer asnjëherë ndarjet ! Të falënderoj shumë për gjithçka ke bërë për mua, më ke ndihmuar të rritem si njeri dhe si lojtar!
Realizuat ëndrrën më të madhe të fëmijërisë time, të luaja në Evropian dhe të nderoja vendin tim. Do jesh gjithmonë në zemrën time. Me shumë dashuri Andi Lila!”, shkruan Lila.