Sport

Ligue 1 konfirmon pezullimin

Ligue 1 edhe zyrtarisht ka konfirmuar pezullimin e kampionatit, deri në një njoftim të mëtutjeshëm.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ligue 1 ka bërë të ditur se kampionati është pezulluar, si përgjigjje ndaj krizës shëndetësore lidhur me Covid-19.

“Pas njoftimeve të Presidentit të Republikës, në mënyrë që t’i përgjigjet krizës shëndetësore lidhur me Covid-19, Bordi i Drejtorëve i LFP, këtë të premte njëzëri ka vendosur që të pezullojë kampionatin në Ligue 1 dhe Ligue 2, deri në një njoftim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

“Siç theksoi Presidenti i Republikës dje, interesi kolektiv duhet të vendoset mbi gjithçka. Urgjenca e sotme është të frenojmë epideminë, të mbrohen më të prekurit dhe të shmangni lëvizjet”.

the authorGazetaKNN