Sport

Liga e Kampionëve: Trepça 89 kërkon kualifikimin për fazën tjetër

Klubi i parë futbollistik i Kosovës që garon në Ligën e Kampionëve Trepça 89 të martën, me katër korrik, kërkon kualifikimin për në fazën tjetër të garave.

Për ta bërë këtë duhet të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë kundër ekipit Vikingur të Ishujve Farove, ku Trepça humbi 2-1.

Tashmë për ndeshjen që do të zhvillohet në “Adem Jashari”, kanë dalë edhe biletat në shitje – të cilat mund të blihen për një nga ulëset e stadiumit.