Pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe ndeshjeve të ligave vendore në fundjavë, tani futbollit i është kthyer edhe Liga e Kampionëve. Bayerni, Juventusi, Manchester City, PSG-ja, Tottenhami dhe Real Madridi tashmë janë kualifikuar për fazën eliminatore, por sonte atyre mund t’iu bashkohen edhe disa klube.
Përderisa gjashtë klube tashmë e kanë siguruar kualifikimin për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, Club Brugge, Crvena Zvezda, Galatasaray, Genk, Lokomotiv Moska, Lille dhe Olympiacos e kanë të pamundur kualifikimin.
Kush mund të kualifikohet sonte?
Grupi E: Liverpool vs Napoli, Genk vs Salzburg
– Liverpooli do të kalojë nëse e mposht Napolin, ose nëse Salzburgu nuk fiton kundër Genkut. Liverpoolit do ta fitojë vendin e parë në grup me një fitore.
– Napoli do të kalojë nëse e mposht Liverpoolin, ose nëse Salzburgu nuk e mposht Genkun.
– Salzburgu do ta ketë të pamundur kualifikimin nëse nuk fiton sot kundër Genkut. Një barazim do ta konfirmonte vendin e tretë për Salzburgun.
– Genku e ka të pamundur kualifikimin dhe do të konfirmohet në vendin e fundit në grup nëse nuk fiton sot kundër Salzburgut.
Grupi F: Barcelona vs Borussia Dortmund, Slavia Praha vs Inter
– Barcelona do të kualifikohet nëse e mposht Dortmundin, nëse të dyja ndeshjet përfundojnë baras pse nëse Slavia e mposht Interin.
– Dortmundi do të kualifikohet nëse e mposht Barcelonën.
– Interi do ta ketë të pamundur kualifikimin nëse humb sot.
– Slavia do ta ketë të pamundur kualifikimin nëse nuk e mposht Interin ose nëse Dortmundi e mposht Barcelonën.
Grupi G: Zenit vs Lyon, Leipzig vs Benfica
– Leipzigu do të kualifikohet nëse i shmanget disfatës kundër Benficas ose nëse Zeniti nuk e mposht Lyonin. Leipzigu do ta zë vendin e parë ëse fitojnë dhe Lyoni barazon ose humb.
– Lyoni do të kualifikohet nëse fiton kundër Zenitit.
– Zeniti do ta ketë të pamundur kualifikimin nëse humb kundër Lyonit.
– Benfica do ta ketë të pamundur kualifikimin nëse nuk fiton kundër Leipzigut.
Grupi H: Valencia vs Chelsea, Lille vs Ajax
– Chelsea do të kualifikohet nëse fiton.
– Valencia do të kualifikohet nëse fiton.
– Ajaxi nuk mund ta sigurojë kualifikimin apo eliminimin në këtë xhiro.
– Lille s’mund të kualifikohet dhe do të konfirmohet në vendin e fundit në grup nëse nuk fiton.