Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë thënë sot se është e papranueshme për Turqinë që të përdorë komente ofenduese naziste për ta kritikuar Gjermaninë dhe vendet e tjera, të cilat ua kanë ndaluar zyrtarëve të saj tubimet në përkrahje të presidentit Recep Erdogan.
Dy liderët njoftuan në një komunikatë të përbashkët se e kanë diskutuar së bashku këtë çështje, transmeton Express.
Hollande tha se Franca është solidarizuar me Gjermaninë dhe vendet e tjera të BE-së që janë cilësuar si naziste apo fashiste nga Turqia.
Ai shtoi se u pajtua me Merkelin se ngjarjet e ardhshme të organizuara për referendumin turk mund të mbahen nëse zyrtarët turq i binden ligjeve gjermane dhe franceze./Express/