Robet Lewandowski thotë se nuk i intereson “Topi i Artë”
Sulmuesi i Bayern Munichut, Robet Lewandowski, është në mesin e 30 kandidatëve për “Topin e Artë”. Por, polaku ka thënë se nuk i intereson aspak ky trofe.
“Suksesi në Bayern është më i rëndësishëm, sidomos në Ligën e Kampionëve. Nëse arrijmë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe fitojmë Bundesligën, mund të flasim përsëri, por Topi i Artë kurrë nuk është fokusi im”, ka deklaruar ai.
Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund është frustruar si do bëhet përzgjedhja e kandidatëve për “Topin e Artë”. “Nuk e di pse disa lojtarë kanë vendin e 50, 5 ose 25”, ka theksuar polaku. /Express/